Chelsea kthehet me pikë të plota nga stadiumi i Lutonit.
Të kaltrit shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Lutonit, në takimin e javës së 20-të në Premier League.
Tre pikë të rëndësishme pr Chelsean,. që i japin qetësi në vazhdim të kampionatit por edhe forcë për të ndjekur 4-shen e madhe.
Për Chelsean shënuan Palmer (12'), Madueke (37') e Palmer (70') dhe për Lutonin realizuan Barkley (80') e Adebayo (86’).
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është paraqitur titullar për Chelsea dhe u zëvendësua në minutën e 62-të.
Chelsea renditet në vend të dhjetë me 28 apo ka nëntë me pak se vendi i katërt Manchester City.
Luton pozicionohet në vend të 18-të me 15 pikë të mbledhura.