Në një atmosferë madhështore, mbrëmë u bë ndarja e Medaljeve Presidenciale në fushën e Sportit nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, në periudhën 1984-1988, u dekorua me medalje presidenciale nga presidentja Vjosa Osmani.
Shala e ka falënderuar për ftesë trajnerin e trajnerëve të futbollit të Kosovës, Ajet Shosholli, njëherësh kryetrajner i Prishtinës së gjeneratës së artë në fund të vitit 1984 dhe fillim të vitit 1985 dhe selektori i parë i kombëtares së Kosovës 1991-1996.
Po ashtu Shala ka falënderuar edhe presidenten Osmani për medalje presidenciale.
“Falënderoj Ajet Shosholli për ftesën. Nuk kam mundur të jem prezent në solemnitet, sepse koha ishte shumë e shkurt.
U informova tre ditë para ndarjes se dekoratave.
Respekt për Gjeneratën time”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.