Trajneri shqiptar, Shpëtim Duro, është emri më i respektuari dhe më i vlerësuari në futbollin maqedonas.
Duro me Struga Trim Lum janë kampion në fuqi dhe kampion vjeshtor të Maqedonisë së Veriut.
“Dhe më se meritori, trajner i pjesës vjeshtore të kampionatit është Shpëtim Duro, i cili pas trofeut në sezonin e kaluar edhe këtë vit e mban Strugën në krye në futbollin maqedonas pas pjesës vjeshtore”, shkruan media maqedonase “Ekipa.mk”.
Struga Trim Lum synon titullin e dytë rresht në Maqedoni.