Atalanta e mbylli me fitore vitin 2023 dhe atë e bëri në sfidën ndaj Lecce-s për javën e 18-të të Serie A që u mbyll me rezultatin 1:0.
Duke folur pas këtij takimi, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti deklaroi se kjo ishte një fitore e rëndë për Atalanta-n, duke qenë se pati dëmtime.
“Kjo është një fitore e rëndë, ne donim ta mbyllnim vitin mirë para tifozëve tanë. Vështirësia për të shënuar?
Është edhe për shkak të kundërshtarit, Lecce luan shumë mire në fazën e mbrojtjes, nuk la hapësira dhe ishte e rrezikshëm në kundërsulm”-tha ai.
Më tej mbrojtësi “kuqezi” foli edhe për qëllimet që kanë vendosur për 2024-ën:
“Mendoj që viti i ri do jetë më i mirë, por ne jemi një ekip që mendojmë gjithmonë të përmirësohemi dhe të bëjmë më të mirën që mundemi, formën duhet ta mbajmë edhe në vitin 2024”.