Vushtrria ka emëruar kryetrajnerin e ri.
Granit Begolli merr drejtimin e skuadrës vushtrrase, që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
“Granit Begolli - kryetrajner i FC Vushtrria.
Kemi kënaqësinë të ju informojmë se kemi arritur marrëveshje dy vjeçare me trajnerin Granit Begolli.
Ish trajneri i shumë skuadrave njihet për disiplinë dhe një punëtor i jashtëzakonshëm, gjë që e ka dëshmuar viteve të fundit me skuadrat që i ka udhëhequr.
Ai vjen në ekipin tonë pas një gjysmësezoni të kampionatit aspak të mirë dhe larg objektivave të klub!
Urojmë dhe shpresojmë për më të mirën e klubi”, njofton FC Vushtrria.
Vushtrriasit janë në vend të 9-të me 11 pikë të mbledhura.