Roma e mbylli me humbje vitin 2023, në transfertën me Juventusin ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të bardhezinjve.
Pas përfundimit të duelit, trajneri Zhoze Murinjo u shpreh se skuadrës i mungoi vetëm goli ndaj vendasve.
“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, duke luajtur me personalitet ndaj një skuadre që është pretendente për titullin. Muri bardhezi është i vështirë për t’u kaluar dhe mund të them me bindje se na mungoi vetëm goli.
Nga ana tjetër, pësuam një gol pak të rrëmujshëm dhe aty u bë edhe më e vështirë. Nëse nuk do të kishim pësuar, do të rriteshin shanset e shënimit, pasi Juventusi mund të linte më shumë hapësira me kalimin e minutave”, deklaroi portugezi.