Adrien Rabio është njeriu i ndeshjes mes Juventusit dhe Romës, pasi me golin e tij në fillim të pjesës së dytë u dha tre pikët bardhezinjve.
Në përfundim të sfidës francezi foli hapur për objektivin e “Zonjës” për të fituar titullin kampion këtë sezon.
“Pamë ndeshjen e Interit të premten dhe e dinim që ishte një mundësi mjaft e mirë për t’u afruar me ta. Nuk mund ta fshihemi më.
Titulli është një objektiv i imi dhe i shokëve të mi. Duam të fitojmë dhe e dimë që kemi shumë mundësi t’ia dalim”, u shpreh francezi.