Atalanta përforcon qendrën e mbrojtjes. Klubi bergamask ka arritur akordin final me Hellas Veronën në lidhje me shërbimet e Isak Hien.
24-vjeçari suedez, i cili numëron 8 ndeshje me kombëtaren skandinave, aktivizohet në qendër të prapavijës.
Verona e bleu shtatlartin 3.2 mln euro nga Djurgarden në verën e vitit 2022. Dhe tashmë e shet 8.5 mln euro + bonuse.
Hien do të firmosë deri në verën e viti 2028 me klubin zikaltër, që synon të kapë zonën Champions League nga kampionati.
Skuadra e Gasperinit e mbylli vitin 2023 me fitoren 1-0 ndaj Lecces, duke u renditur në vendin e gjashtë me 29 pikë në Serie A.
Atalanta, aty ku prej vitesh luan shumë mirë edhe Berat Gjimshiti, ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Europa League si vend i parë në grup.