Arsenali bën edhe një gabim dhe komplikon gjithnjë e më shumë punët për kreun e tabelës.
Fulhami para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 2:1 Arsenalin.
Golat e fitores i realizuan Jimenez (29') e De Cordova-Reid (60').
Arsenalit nuk i mjaftoi goli i futbollistit Saka në minutën e 5-të.
Pas javës së 20-të në Premier League Liverpooli kryeson me 42 pikë sa ka edhe Aston Villa, ndërsa Arsenali është në vend të katërt me 40 sosh.
Fulham është në vend të 13-të me 24 sosh.