Liverpuli arriti të fitonte kundër Newcastle në shifrat 4:2.
Salah ishte padyshim heroi i ekipit të Klop, me dy gola të shënuara. Në pjesën e parë ai humbi një penallti dhe menjëherë pasi shkoi në dhomat e zhveshjes, zgjodhi që të ndryshonte këpucët.
Teksa u kthye në fushë, arriti të shënonte 2 gola në pjesën e dytë.
Por për vet Salah, kjo zgjedhje e tij nuk është një supersticion. “Jo, nuk është supersticion pasi unë kam luajtur me shumë këpucë të ndryshme.
Thjesht është një gjë që më kalon ndërmend dhe thotë:
“Në rregull, shko dhe ndryshe këpucët tani”.
Kështu jam më i qetë dhe e kam mendjen te ndeshja.
Nuk dua që në mendjen time të futen mendime të tipit: “Nuk kam shënuar ende një gol me këto këpucë”.
Jo, thjeshtë ndrysho dhe qëndro i qetë në mendjen tënde, fokusohu te ndeshja”, tha Salah..