Sulmuesi francez i Milan, Olivier Giroud, u zgjodh si “Sportisti i Vitit” për zonën e Savoia de la Douphine Libere. Lojtari i kombëtares franceze, duke folur për mediat, ka rrëfyer objektivat e tij për vitin 2024.
“Në nivelin personal, sezoni po shkon mirë. Jam më përpara krahasuar me vitet e mëparshme. Në 13 ndeshje kam realizuar 8 gola dhe 4 asist. Gjithnjë i kam parë me vëmendje statistikat e mia”, tha Giroud.
“Të gjithë e dinë që një sulmues gjykohet nga shifrat. Ndiohem mirë edhe pse jam 37 vjec, teksa jam duke bërë detyrën time. Jam i lumtur te kjo skuadër”, u shpreh sulmuesi francez.
Duke folur për garën për titullin kampion në Serie A, ai shtoi: “Ka shumë konkurrencë, pasi Inter dhe Juventus po bëjnë një sezon të madh. Ne po përpiqemi të mbajmë ritmin e këtyre dy skuadrave, që janë si dy lokomotiva”.
“E ardhmja ime? Nuk shoh përtej këtij sezoni”, tha Giroud, që mendon edhe për Europa League, ku Milan do të luajë ndaj rennes në play off. Ai ka një marrëdhënie të mirë për portierin Mandanda, të cilit i dërgon një mesazh.
“I kemi shkruar njëri-tjetrit. Do të jetë e këndshme ta takoj. Është portieri ndaj të cilit kam realizuar golin e parë si profesionist me fanellën e Grenoble.
Nuk e kasha imajinuar se së bashku do të shkonin deri këtu. Milan s’ka fituar kurrë në Europa League, ndaj është një sfidë për ne”, tha Giroud.