Është në kërkim të një aventure të re

Futboll

Është në kërkim të një aventure të re

Më: 2 janar 2024 Në ora: 15:52
Juventus

Mbrojtësi Leonardo Bonucci, pas disa muajsh jo fort të mirë në Bundesliga me Union Berlin, është në kërkim të një aventure të re.

Në moshën 36-vjecare, ish-kampioni i Europës nuk ka shumë alternativa.

Në një intervistë për “The Sun”, mbrojtësi italian zbulon një prapaskenë të merkatos, në kohën kur luante me Juventus. Asokohe ai është kërkuar nga kampionët e sotëm të botës.

“Në vitin 2016, kam qenë shumë pranë transferimit te Manchester City. Kishin ofruar te Juventus më shumë se 100 milionë për mua. Gjithsesi, bashkë me klubin vendosëm në unanimitet që të vijojmë së bashku”, tha Bonucci.

“Pati edhe thashetheme të tjkera në vitin 2017, pasi Juventus më nxori në shitje. Por gjërat duhej të shkonin në atë drejtim. Të stërvitesha nga Guardiola do të kishte qenë një kënaqësi për mua, por nuk jam penduar për zgjedhjen që bëra”, tha Bonucci.

“Kam fituar shumë trofe, madje edhe një Europian. Gjithnjë kam lënë zemrën të vendosë dhe për këtë arsye refuzova 100 milionë dhe qëndrova te Juventus. Te City vlerësoj shumë Stones, që është i fortë, një lider, një mbrojtës teknik dhe i pisët kur duhet”, tha Bonucci

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat