Nedim Bajrami nuk po kalon një periudhë të mirë

Futboll

Nedim Bajrami nuk po kalon një periudhë të mirë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 18:39
Nedim Bajrami

Momente jo të mira me skuadrën italiane, e ardhmja e mesfushorit të Kombëtares shqiptare vihet në dyshim!

Nedim Bajrami nuk po kalon një periudhë të mirë me Sasuolon, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që e ka të vështirë të lërë gjurmë me skuadrën e Serisë A.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, e ardhmja e 24-vjeçarit është në dyshim, teksa do të ketë kohë të provojë veten deri në fund të sezonit.

Nëse drejtuesit binden nga aftësitë e Bajramit, atëherë pritet që t’i rinovohet kontrata, në të kundërt, ai duhet të bëjë valixhet gati dhe të kërkojë për një skuadër të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat