Rayo Vallecano kthehet me pikë të plota në fillim të Vitit të Ri.
Vallecano e ka mposhtur me rezultat 2:0 Getafe-n, në takimin e javës së 19-të në kampionatin spanjoll.
Golat i realizoi Camello (45+1' e 47').
Tre kartona të kuq.
Latasa i Getafes në minutën e 40-të u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Në minutën e 50-të edhe Greenwood i Getafes përjashtohet direkt me të kuq.
Suarez po ashtu i Getafes në minutën e 70-të ndëshkohet me karton të kuq.
Futbollisti shqiptar Ivan Balliu u paraqit standard për Vallecanon.
Getafe është në vend të tetë me 26 pikë e Vallecano në të 11-tin me 23.