Ja si rreshtohet Milani në duelin e Kupës së Italisë

Futboll

Ja si rreshtohet Milani në duelin e Kupës së Italisë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 20:22
Formacionet

Do të startojë në orën 21:00, dueli mes Milanit dhe Kaljarit, i vlefshëm për raundi ne 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Kuqezinjtë e Piolit vijnë me ndryshime të shumta në formacion, teksa nga minuta e parë aktivizohen 3 lojtarë nga ekipi i të rinjve, Jimenez, Simiç dhe Traore, teksa porta i është besuar 40-vjeçarit Mirante.  

Vendin e titullarit gjithashtu e ka fituar në këtë përballje edhe talenti Romero, i cili do të kërkojë të lerë gjurmë për të fituar besimin e trajnerit.

Ndërkohë në krahun tjetër, trajneri Ranieri nuk ka preferuar të bëjë ndryshime radikale në formacion, teksa shpreson të surprizojë kuqezinjtë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat