Kampionët e Partizanit nisën ditën e sotme përgatitjet në Antalia të Turqisë.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka bërë me dije se grupi i lojtarëve ka kryer edhe seancën e parë stërvitore, teksa janë zbuluar edhe 2 kundërshtarët e testeve miqësore.
Përgjatë qëndrimit në Antalia skuadra ka planifikuar edhe dy teste miqësore me azerët e Neftçi Baku dhe holandezët e Volendam.
Në drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar programin e përcaktuar. Nga nesër ekipi do të vijoj përgatitjet me dy seanca të plota.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Ekipi nis përgatitjet në Antalia të Turqisë. Sot pasdite grupi i lojtarëve ka kryer edhe seancën e parë stërvitore.
Në drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar programin e përcaktuar.
Nga nesër ekipi do të vijoj përgatitjet me dy seanca të plota.
Përgjatë qëndrimit në Antalia skuadra ka planifikuar edhe dy teste miqësore me azerët e Neftçi Baku dhe hollandezët e Volendam.