Juventusi vazhdon të jetë në kërkim të një mesfushori, me bardhezinjtë që prej kohësh kërkojnë të zëvendësojnë Pol Pogban dhe Nikolo Faxholin.
Sipas raportimeve të fundit, listës së dëshirave i është bashkuar edhe Tomas Partej i Arsenalit.
Mesfushori do të bashkohet me Ganën në Kupën e Afrikës, teksa bardhezinjtë po përgatisin një ofertë për të bindur “topçinjtë” që ta lënë të lirë në janar.
Gjithashtu Juventusi është në bisedime të avancuara dhe me mesfushorin e Totenhem, Hojbjerg.