Tashmë përveç afrimeve dhe rinovimeve me lojtarë të rëndësishëm, nga skuadra e Vorës ka dhe largime. Eglentin Gjoni është futbollisti i parë që largohet nga skuadra e Kategorisë së Parë.
Ish-lojtari i Laçit ka ndarë rrugët me drejtuesit . 31-vjeçari nuk ka mundur të fitojë një fanelë titullari në formacionin e Klodian Arbrit dhe në këto ksuhte ka vendosur të largohet.
“Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Eglentin Gjoni.
Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi.
Falenderojmë Gjonin për kontributin e tij të palodhur dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, ka shkruar Vora.