Trajneri i Barcelonës, Xavi, po planifikon ndryshime thelbësore në ekipin e tij për ndeshjen e parë të vitit 2024, atë që do të zhvillojë në La Liga kundër Las Palmas.
Katalanasit e përfunduan vitin e kaluar në formë mjaft të dobët.
Sipas “Diario AS”, kjo situatë ka bërë trajnerin Xavi të mendojë për disa ndryshime në ekipin e tij për ndeshjen e tyre të ardhshme.
Joao Felix mund të jetë viktima më e madhe, për ta nisur ndeshjen nga stoli. Ferran Torres mund të marrë një fanellë si titullar në të majtë të sulmit, me Robert Lewandowski dhe Raphinha gjithashtu në formacionin bazë.
Kapiteni Sergi Roberto pritet të vazhdojë në mesfushë, pasi i dha fitoren në minutat e fundit në takimin kundër Almerias. Në formacion do të rikthehet Frenkie de Jong, pasi mungoi në ndeshjen ndaj Almerias për shkak të pezullimit, ndërsa Ilkay Gundogan duhet të kompletojë mesfushën.
Po Vitor Roque? Blerja e re e klubit katalanas, që mori fanellë me nr.19, mund të mos grumbullohet për këtë ndeshje. Trajneri Xavi do të shohë edhe seancat e fundit stërvitore para se të vendosë për të.