Sacchi këshillon Piolin

Futboll

Sacchi këshillon Piolin

Më: 3 janar 2024 Në ora: 11:52
Sacchi

Në artikullin e tij për “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi u fokusua te Milani, duke u nisur nga arsyet e një pjese të parë joadekuate të sezonit:

“Është e vështirë të përcaktohet se nga çfarë varen këto ulje dhe ngritje të kuqezinjve, por për mendimin tim një pjesë e madhe e arsyeve të këtij trendi qëndrojnë te merkato e verës.

Kur blen kaq shumë të huaj, të pamësuar me kampionatin italian dhe ndoshta duke ardhur nga sezone më pak se brilante, është normale të kesh disa probleme montimi. Lojtarët duhet të përshtaten jo vetëm me një stil të ri futbolli, por edhe me një realitet të ri social”.

Milani është i vonuar, por ja receta e rikuperimit: “Kur ata arrijnë të luajnë si ekip, kuqezinjtë janë në gjendje të mbajnë hapin me këdo. Ka të bëjë me punën shumë të madhe në stërvitje, për t’i bërë lojtarët të kuptojnë konceptet bazë që trajneri dëshiron të përcjellë tek ata.

Milani është Milani, kjo nuk duhet harruar kurrë. Ka një histori madhështore pas vetes, ndaj duhet të përpiqet t’i çojë përpara vlerat e tij. Unë besoj se mund ta bëjë këtë, me qartësi qëllimesh dhe klubi të jetë gjithmonë në anën e trajnerit, duke e mbështetur dhe ndihmuar atë”.

Mbyllja e merkatos: “Disa fytyra të reja do të zbresin në Milanello, kjo është në rregull, por nuk mund të vijnë përmirësimet nga këtu, edhe sepse kushdo që blihet në janar ka nevojë për shumë kohë për të ardhur në formë dhe harmoni me të gjithë grupin.

Mendoj se Milani tashmë e ka potencialin dhe zgjidhjet për t’u përmirësuar. Ndërkohë, rikuperimi i disa lojtarëve të dëmtuar mund ta ndihmojë Piolin, pastaj duhet të sigurohemi që të rritet shpirti dhe motivimi i ekipit, si dhe sigurisht loja kolektive”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat