Sane jep sinjale rinovimi

Futboll

Sane jep sinjale rinovimi

Më: 3 janar 2024 Në ora: 11:58
Sane

Leroi Sane ndihet i vlerësuar në Mynih dhe beson se ka të ardhme me Bajernin.

Sipas medieve gjermane lojtari ka dhënë sinjale të qarta se dëshiron të qëndrojë në Bavari përtej 2025-ës, vitit kur i skadon kontrata aktuale.

Siç dihet 27-vjeçari është njëri prej lojtarëve, të cilët shikohen me prioritet nga klubi për shkak se janë në muajt e fundit të kontratës.

Sipas “Sport Bild”, Sane ka patur një takim me drejtorin sportiv të Bajernit.

Mësohet se në këtë ballafaqim lojtari ka siguruar Kristof Frojndin se është i interesuar të qëndrojë në Mynih përtej 2025-ës.

Pas këtij takimi Frojnd ka kontaktuar edhe “Liam Sports”, kompaninë e cila menaxhon futbollistin. Për momentin nuk është hedhur asnjë hap kontret në rinovimin e akordit pasi vetë Sane ka vendosur që të mbyllë i qetë sezonin aktual.

Ai ka lajmëruar klubin se vendimin përfundimar do ta bëjë publik vetëm pas Europianit, i cili do të luhet në Gjermani. Në këtë sezon Sane ka luajtur 24 ndeshje me Bajernin ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 9 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat