Konfirmimi i Jeton Beqirit në bankinën e Shkëndijës së Tetovës është çështje kohe.
Trajneri konfirmon largimin e tij nga Arabia Saudite.
“Faleminderit Al Jabalain, Hail, Saudi Arabia” e shoqëruar me një fotografi të një aeroplani tregon se tetovari ka mbyllur me kërkesë të tij bashkëpunimin me skuadrën Al Jabalain ku kishte rolin e drejtorit të akademisë dhe jo vetëm, ndërsa më vonë një tjetër postim pasi aeroplani ka fluturuar shihet qyteti i Riadit si destinacioni fundit prej ku Beqiri i jep fund qëndrimit në Arabinë Saudite, në llogari të një rikthimit te Shkëndija e Tetovës.
Trajneri tashmë gjendet në Tetovë dhe nëse gjërat shkojnë sipas paralajmërimeve, së shpejti pritet zyrtarizimi i tij në bankinën e Shkëndijës.