Skuadra e Inter, gjatë merkatos së janarit, duhet të kompletojë largimin e dy mesfushorëve, që konsiderohen të tepërt për trajnerin Simone Inzaghi.
Dy lojtarë që janë aktivizuar shumë pak prej tij.
I pari është 21-vjeçari Lucien Agoume, që sipas mediave italiane është pranë transferimit te skuadra e Seviljes, në Spanjë.
Dy klubet kanë arritur një marrëveshje dhe Agoume do të shkojë në formë huazimi më të drejtë blerje, por ende nuk ka një shifër konkrete.
Emri i mesfushorit të dytë me valixhen gati është Stefano Sensi.
28-vjeçari ka koleksionuar vetëm pak minuta këtë sezon, ndërkohë që i skadon kontrata në fund të sezonit. Inter kërkon të arkëtojë diçka, ndaj do ta largojë që në janar, por ende nuk ka një klub që e kërkon.