Ishte ditë e diel, 14 qershori i vitit 1987! Prishtinën vetëm fitorja e mbante në elitën e futbollit ish jugosllav të futbollit.
Ditë e nxehtë, temperatura 36 gradë celsius, Prishtina përballej me Spartakun në Suboticë, në krahinën e Vojvodinës.
Prishtina shënoi fitore me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Spartakut në ndeshjen e fundit të kampionatit (java e 34-të).
Shumë shqiptarë në stadium i dhanë zemër Prishtinës.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e Pejoviq në minutën e 13-të.
Prishtina këndellet shpejt e me golat e Sahit Kelmendit në minutën e 25-të e Vlladisllav Gjukiqut në atë të 33-tën, i shkaktuan humbje me rezultat 2:1 Spartakut.
Spartaku bie nga liga e Prishtina përfundoi në vend të 14-të me 29 pikë.
Fadil Muriqi vlerësoi ekipin e tij, duke deklaruar me 14 qershor të vitit 1987: “Për ne kjo ishte ndeshje, në të cilën do të vendosnim fatin tonë të mëtejshëm për të mbetur në Ligën e Parë.
Vendasit kaherë kishin rënë nga Liga dhe për këtë arsye luajtën pa motiv. Më shumë ambicie e dëshirë dhe me lojë dinamike shpëtuam nga më e keqja”.
Spartak - Prishtina 1:2
Stadiumi në Suboticë.
Shikues: 6.000.
Gjyqtar: Dragisha Komadiniq (Beograd), Mateo Beusan (Dobrovnik), Risto Bandalevski (Shkup).
Shënues: Pejoviq (13') - Kelmendi (25') e Gjukiq (33').
Kartona të verdhë: Kovaçeviq, Jeftiq - Rama e Shala.
Spartaku: Popoviq 6, Rafai 5, Sabo 6, Jeftiq 5 (Gjuriq), Kovaçeviq 6, Arsiq 6, Njari 6, Pejoviq 6 (Nikodijeviq), Slijepçiq 6, Qosiq 5 dhe Uglanin 5.
Prishtina: Shukri Paçarada 7, Xhevdet Muriqi 7, Nebojsha Pekoviq 7 (Goran Popuvac), Gani Llapshtica 7, Abdyl Bellopoja 7 (Nazmi Rama), Muhamet Kolenoviq 7, Muharrem Sahiti 7, Sahit Kelmendi 7, Vlladisllav Gjukiq 8, Fadil Muriqi 7 dhe Kujtim Shala 7.