Granada e ka nisur me fitoren vitin 2024.
Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, ka shënuar në fitoren e madhe të Granadës me rezultat 2:0 ndaj Cadizit.
Në minutën e 22-të Uzuni shënoi pas asistimit të Boye.
Mysafirët mbeten me një lojtar më pak në minutën e 54-të, pasi që Sobrino u përjashtua direkt me karton të kuq dhe ishte një kapital i madh për Granadën.
Zaragoza në minutën e 70-vulosi fatin e ndeshjes, 2:0.
Uzuni është zëvendësuar në minutën e 80-të.
Pas javës së 19-të në kampionatin spanjoll, Granada zë vendin e 19-të me 11 pikë e Cadiz të 17-tin me 15 sosh.