Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të transfertës ndaj Las Palmas, që do luhet nesër mbrëma për llogari të La Liga. “Las Palmas është një transfertë e vështirë.
Ata luajnë futboll të mirë dhe kanë një trajner të madh.
Garcia Pimienta është duke bërë një punë shumë të mirë.
Unë e dua shumë atë, ne luajtëm së bashku për rezervat e Barçës. Skuadra e tij luan futboll të bukur sulmues dhe luan shumë me topin si ne. Unë pres një betejë për posedimin e topit.
Pushimet e Krishtlindjeve ishin një kohë e mirë për t’u shkëputur pak nga futbolli.
Por tani është e vetëkuptueshme që është koha për t’u rikthyer në fushë dhe për të bërë mirë” – tha trajneri i Barcelonës para ndeshjes së radhës në La Liga.