Nikola Kaliniç ka firmosur një kontratë pesë mujore me Hajduk Split për vetëm një euro.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i klubit kroat, Mindaugas Nikolicius.
Sipas tij, futbollisti i njohur po kthehet për dashurinë e pastër për Hajdukun.
“Kaliniç ka vetëm një synim, të ndihmojë Hajdukun që të fitojë titullin dhe të jetë kampion i Kroacisë pas nëntëmbëdhjetë vitesh”, është shprehur ai.
Futbollisti maqedonas, Aleksandar Trajkovski, vullnetarisht i ka dhuruar Kaliniçit fanellën me numrin 9, të cilën e ka mbajtur gjithmonë te Hajduku dhe tash ai për vete ka zgjedhur numrin 27.