Ancelotti dëshiron të jetë te Real Madrid edhe pas vitit 2026

Futboll

Ancelotti dëshiron të jetë te Real Madrid edhe pas vitit 2026

Më: 3 janar 2024 Në ora: 19:22
Ancelotti 

Carlo Ancelotti dëshiron të qëndrojë në Real Madrid edhe përtej vitit 2026. 

Trajneri italian dikur futbollist i njohur ka folur pas rinovimit të kontratës, e cila e mbanë atë të lidhur me kryeqytetin spanjoll edhe për dy vite. 

"Nuk e di nëse do të jetë periudha ime e fundit si trajner.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë pasi të përfundoj këtu.

Mund të jem ende këtu, varësisht se sa i suksesshëm do të jem.

Do të doja të jem trajner i Madridit dhe shpresoj se mund të vazhdoj të jem këtu më 2027 dhe 2028, sepse dua të qëndroj këtu”, është shprehur Ancelotti.

Emri i italianit ishte lidhur me një lëvizje drejt ekipit kombëtar të Brazilit, ku në shtetin latinoamerikan kishin thënë se ai ishte kandidati i preferuar, sipas Ancelottit, qëndrimi në Real ka qenë gjithmonë prioriteti i tij.

Pas tetëmbëdhjetë xhirove në La Liga, Real Madrid e kryeson kampionatin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat