Atalanta fitoi me shifrat 3-1 ndaj Sasuolos dhe arriti të kalonte më tej në Kupën e Italisë.
Bergamoesport e ka vlerësuar paraqitjen e Berat Gjimshitit me notën, 7.
Mbrojtësi shqiptar gaboi vetëm në golin e sekondës së fundit të takimit, por atëherë ndeshja thuajse kishte përfunduar dhe të gjithë prisnin vërshëllimën e arbitrit.
“Gjimshiti shpëtoi një gol të Mulatieri që për pak sa nuk u shënua.
Prandaj nuk ka nevojë të kritikohej për golin e pësuar nga Boloka në të 95, për të ndeshja kishte përfunduar.
Humbi ekuilibri kur nuk kishte më asnjë lloj rëndësi dhe kryesorja, mbi të gjitha, pasi e kishte luajtur pjesën e parë si luan”, thuhet në shkrim,