Skuadra e Arsenal përgatitet për një merkato të fortë në janar. Sipas “Evening Standard”, 3 janë objektivat tashmë të konfirmuara të “topçinjve” për të përforcuar skuadrën.
Në listën që trajneri Mikel Arteta i ka dorëzuar klubit janë emrat e mesfushorit Martin Zubimendi (Real Societad), sulmuesit Ivan Toney (Brentford) dhe anësorit Pedro neto (Wolverhampton).
Blerje që do të kërkojnë edhe një faturë të majme financiare, mbi 150 milionë euro. Kjo mund të ndërlikojë disi situatën, pasi mund të vijë vetëm një apo dy futbollistë.
Gjithashtu, Arteta kërkon edhe një mbrojtës të majtë për merkaton e janarit, por ende nuk ka një emër konkret për atë rol.