Atalanta siguroi çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku e pret Milan, pas fitores 3-1 ndaj Sassuolos në raundin e 1/8-ave.
Duke folur në konferencën për mediet pas këtij takimi, trajneri i Atalanta-s, Gasperini u shpreh se ndaj “Djallit” kanë për ta pasur shumë të vështirë, por nuk harroi të përmendte se së fundmi në kampionat kanë fituar ndaj “Djallit”.
“Formula e Kupës së Italisë është pak e çekuilibruar, ndonjëherë mund të jetë në favorin tuaj, ndonjëherë të fitosh me Milan-in është shumë e vështirë, por është gjithashtu e vërtetë që fituam ndaj tyre javë më parë.
Ky është një kompeticion ku vështirësia është e dukshme, por ne duam të kalojmë edhe në raundin tjetër”-deklaroi tekniku.