Emir Sahiti ka nisur të lërë gjurmë në futbollin kroat.
Ndeshja kundër Dinamo Zagrebit, e zhvilluar në stadiumin “Maksimir” ishte e veçantë për futbollistin nga Kosova.
Ai me këtë rast e zhvilloi ndeshjen jubilare të 100-të me Hajduk Splitin në takimin e fundit të pjesës së parë të sezonit.
Dhe, dje me të filluar përgatitjet për pjesën e dytë të edicionit 2023/24, drejktori sportiv i klubit, Mindaugas Nikoliçius ia dhuroi përfaqësuesit tonë fanellë në ram me numrin 100 dhe sigurisht me mbiemrin e tij Sahiti.