Krasniqi transferohet te Baseli
SPORTJanuary 04, 2024 - 13:11
SHPËRNDAJE:
Ekipi i femrave të klubit të famshëm zviceran, Basel, ka njoftuar transferimin e futbollistes nga Kosova, Qëndresa Krasniqi.
Futbollistja është rikthyer edhe një herë në Evropë, pasi është transferuar nga EP-COM Hajvalia te Baseli.
Është vet klubi zviceran që ka njoftuar transferimin e futbollistes 29-vjeçare.
“Ekipi i femrave FC Basel 1893 sot nis përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit me një fytyrë të re në skuadër: Qëndresa Krasniqi kalon në gjirin e Rhine nga klubi më i mirë kosovar EP-COM Hajvalia”.