Duket se shumë lojtarë janë të gatshëm të largohen nga Roma në merkaton e janarit, me Zhoze Murinjon që ia ka bërë të artë se cilët nuk janë më në planet e tij.
Një prej tyre është dhe Andrea Beloti, me sulmuesin italian që tashmë është duke kërkuar për një ekip të ri.
Ish-sulmuesi i Torinos, që më parë vlerësohej 100 milionë euro, nuk ka më një vend të sigurt as në stolin e verdhekuqëve dhe për këtë arsye sheh si opsionin më të mirë largimin.
Ofertat e para kanë ardhur nga Seria B, me Belotin që i ka refuzuar menjëherë.
Ai kërkon që të qëndrojë në elitën e futbollit italian dhe pret një ofertë nga Seria A.