Trajnerat e Kumanovës me “mish e shpirt” krijojnë kushte për të rinjtë e Kumanovës.
Ku është Maksim Dimitrievski?
Trajnerat e fatosave të KF Kumanova- Milano, po vazhdojnë me mirëmbajtjen e stadiumit të qytetit ku edhe i mbajnë ushtrimet me të rinjtë e qytetit, shkruan Open TV, derisa kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ende nuk iu është përgjigjur pyetjes së pse nuk e realizon premtimin parazgjedhor për rinovimin e stadiumit dhe se a janë të vërteta zërat se idea është për ndërtimin e një stadiumi në një lokacion krejt tjëtër,
Pyetjet tona drejtuar Maksim Dimitrievskit kanë të bëjnë me të mirën e përgjithshme dhe përgjegjësinë tonë në informimin e saktë dhe të drejtë të publikut. Me heshtjen e tij Dimitrievski nuk respekton qytetarët e Kumanovës, që kanë të drejtë për qasje në informacione me karakter publik.