Mesfushori maqedon i bashkohet Ferizajt 

Futboll

Mesfushori maqedon i bashkohet Ferizajt 

Nga: K. G. Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:08
Arsim Abazi e Riste Temelkov

Futbollisti maqedonas, Riste Temelkov, është përforcim i radhës për FC Ferizaj,

Riste Temelkov është mesfushor dhe vjen nga Gjorgje Petrov.

Ferizaj aktualisht renditet në vend të tretë me 29 pikë, ka dy me pak se Vjosa dhe një se Prishtina e Re. 

 “FC Ferizaj njofton se pas disa negociatash ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit me tipare defanzive nga Maqedonia e Veriut, Riste Temelkov. 

Mesfushori i transferuar, Temelkov së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Gjorgje Petrov. Ai është pjesë e futbollit aktiv dhe profesionist që prej vitit 2013, duke luajtur në skuadrat si: KF Tivkes, Brera Strumica, Bregalnica Stip dhe FK Horizont Turnovo.

Temelkov njihet për fizikusin dhe qëndrueshmërinë në këmbët e tij. Ai po ashtu ka vizion të qartë për të lidhur mbrojtjen me sulmin. Njëra ndër karakteristikat më të rëndësishmë të tij është saktësia në topat e gjatë, konkretisht pasimet diagonale.

Pas dy goditjeve në fazën e sulmit, ne tashmë po punojmë që të forcojmë mesfushën dhe mbrojtjen, për të kompletuar skuadrën për fazën pranverore.

Ne jemi të angazhuar që stafit teknik, në krye me Arsim Abazin, të ia ofrojmë lojtarët më të mirë që janë në tregun e transferimeve, para fazës përgatitore që fillon me 8 janar. 

Andaj ditëve në vazhdim do të finalizojmë edhe transferet për të cilët jemi në negociata”, njofton FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat