Erzeni para dy ditësh largoi nga skuadra plot 8 lojtarë, të cilët nuk ishin më pjesë e planeve të stafit të shijakasve. Por jo vetëm kaq, një tjetër lojtar pritet të largohet nga skuafdra.
Bëhet fjalë për Agustin Rojas.
Argjentinasi kërkon më shumë minuta në gjysmën e sezonit të dytë dhe në këto kushte pritet të ndajë rrugën me drejtuesit e Erzenit. Për 24-vjeçarin ka oferta nga skuadra të tjera të Superiores dhe në Kosovë, me lojtarin që po shqyrton të gjitha alternativat.
Kujtojmë se Rojas në Shijak ka mbërritur në merkaton e verës. Më fanelën e Erzenit ia ka dalë të luajë në 7 ndeshje, ku ka dhuruar edhe dy asiste.
Mbetet të shihet nëse do të mbetet në Superiore apo mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në një kampionat tjetër.