Gjithçka është gati për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Ngjarja më e madhe e futbollit afrikan rikthehet në edicionin e tij të 34-të, i organizuar nga Bregu i Fildishtë, ku skuadrat pjesëmarrëse do të synojnë që t’i rrëmbejnë Kupën Senegalit, që është kampioni në fuqi. Ky turne fillon të shtunën e 13 janarit 2024 me ndeshjen inauguruese ndërmjet Bregut të Fildishtë dhe Guinea-Bisau, finalja është planifikuar për të dielën e 11 shkurtit.
Nga njëri kontinent në tjetrin, sepse në të njëjtën kohë nis edhe Kupa e Azisë, në edicionin e 18-të, i cili do të luhet në shtëpinë e kampionit në fuqi Katarit dhe që starton të premten e 12 janarit me ndeshjen hapëse mes mikpritësve dhe Libanit. Finalja do të luhet të shtunën e 10 shkurtit.
Shumë futbollistë që luajnë në Europë janë të përfshirë në dy kupat dhe Seria A do të kontribuojë gjithashtu me kampionët e saj që mund të jenë larg Italisë për më shumë se një muaj, duke marrë parasysh nisjen për në kampe stërvitore dhe datat e finaleve.
Sa lojtarë nga liga më e mirë italiane u thirrën mes Kupës së Afrikës dhe Kupës së Azisë?
Le të zbulojmë situatën ekip pas ekipi.
ATALANTA
Ademola Lookman (Nigeria)
BOLONJA
Oussama El Azzouzi (Maroço)
KALJARI
Zito Luvumbo (Angola)
EMPOLI
Asnjë
FIORENTINA
Christian Kouamé (Costa d’Avorio)
FROZINONE
Asnjë
XHENOA
Asnjë
INTER
Asnjë
JUVENTUS
Asnjë
LACIO
Asnjë
LEÇE
Ahmed Touba (Algeria)
Hamzi Rafia (Tunisia)
Lameck Banda (Zambia)
MILAN
Ismael Bennacer (Algeria)
Samuel Chukëueze (Nigeria)
MONZA
José Machin (Guinea Equatoriale)
NAPOLI
André-Frank Zambo Anguissa (Camerun)
Victor Osimhen (Nigeria)
ROMA
Houssem Aouar (Algeria)
Evan N’Dicka (Costa d’Avorio)
Sardar Azmoun (Iran)
SALERNITANA
Jovane Cabral (Capo Verde)
Lassana Coulibaly (Mali)
Boulaye Dia (Senegal)
SASUOLO
Asnjë
TORINO
Asnjë
UDINEZE
Asnjë
VERONA
Asnjë