45 milionë euro ose shkëmbim

Futboll

45 milionë euro ose shkëmbim

Më: 4 janar 2024 Në ora: 19:29
Teun Koopmeiners

Mesfushori i Atalanta-s, Teun Koopmeiners, është fiksimi i Giuntoli-t dhe Allegri-t në merkato.

Megjithatë, duket se bardhezinjtë do të vihen në lëvizje për holandezin verën e ardhshme.

Klubi bergamask, siç ka shkruar Repubblica, e vlerëson 40-45 milionë euro lojtarin, një shumë që bardhezinjtë mund ta ulin ndjeshëm me përfshirjen e mundshme në negociata të Soule, aktualisht i huauzar te Frosinone.

Një operacion shumë i komplikuar për momentin, duke marrë parasysh dëshirën e Frosinone-s për të mos u privuar nga argjentinasi i ri dhe të Juventus për të mos e lëvizur talentin e ri në mes të sezonit.

Verën e ardhshme më pas, Zonja e Vjetër do të bëjë të gjitha vlerësime e rastit për Koopmeiners dhe Soule, me këtë të fundit që vlerësohet të paktën 25 milionë euro dhe kërkohet edhe nga klube angleze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat