Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Tottenhamit dhe Burnley-t, për FA Cup, Ante Postecoglou, trajner i Spurs-ave foli sërish për Eric Dier, i cili duket se do të largohet nga Spurs-at.
Futbollisti pranoi së fundmi se ka dëshirë ta mbyllë karrierën në Portugali, më konkretisht te Sportingu i Lisbonës, klub ku u formua si futbollist.
Mbrojtësi anglez u largua nga Alvalade në vitin 2014, në këmbim të 5 milionë eurove dhe nuk e përjashton rikthimin te “Luanët”.
“Eric Dier është i lidhur kontraktualisht me Tottenhamin dhe ka kontrollin e së ardhmes së tij, ashtu si gjithë të tjerët”, shpjegoi trajneri australian, i cili e ka aktivizuar vetëm katër herë mbrojtësin këtë sezon.
I pyetur për transferimin e mundshëm të anglezit tek West Hami, Postecoglou mohoi, për momentin, vërtetësinë e këtij lajmi: “Nuk e di, nuk është në radarin tim”.