Futbollisti Elif Elmas në një intervistë për faqen e RB Leitzpig ka folur për përshtypjet e tij në ambientin e ri.
“Jam i lumtur këtu, e di që kam ardhur në një ekip të mirë dhe cilësor.
Kjo është një sfidë e madhe për mua dhe tani për tani jam i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat.
Leipzig është një klub i madh në Gjermani. Më pëlqen se si punojnë me lojtarët e rinj.
Unë jam 24 vjeç, jam i ri dhe dua të përparoj. Dhe Leipzig është vendi i duhur për këtë”, tha Elmas.