Lëvizje befasuese në afatin kalimtar, ish-kapiteni i Dritës, Ardian Limani, i cili ditën e djeshme ndërpreu bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës.
Ai do të vijojë karrierën te kryeqytetasit e Prishtinës që drejtohen nga Emanuel Egbo.
Kalimi i Limanit te Prishtina ishte surprizues, pasi mbrojtësi 30-vjeçar më parë ka luajtur për Dritën dhe Feronikelin. Ai numëron dhe 3 tituj kampion të fituar me këto dy skuadra.
Të gjithë prisnin një rikthim te klubi i Dritës, por Limani duket se ka zgjedhur Prishtinën, që momentalisht renditet në vendin e pestë në renditje.