Barcelona ruan hapin me kreun e tabelës në kampionatin spanjoll.
Katalunasit sonte triumfuan (2:1) në konak të Las Palmas-it dhe renditen në vend të tretë, duke ngecur për 7 pikë larg liderit Real Madridi dhe Girona-s në vend të dytë.
Las Palmas po tregon lojëra e rezultate të mira, por sonte i hasi sharra në gozhdë me Barcelonën.
Si dëshmi më e mirë është edhe renditja e Las Palmas në vend të 10-të me 25 pikë apo ka 7 fitore, 4 barazime e 6 humbje nga 19 ndeshje të zhvilluara.
Sinkgraven në minutën e 90+1 shkaktoi penalti për Barcelonën dhe është ndëshkuar me karton të kuq.
Për Las Palmasin shënoi Munir El Haddadi (12') dhe për Barcelonën realizuan Torres (56') e Gundogan (90+3 nga penalltia).