Tërhiqet nga futbolli!
Turbina e ka nisur vitin e ri 2024 me ndryshim të trajnerit. “Panorama Sport” mëson se është larguar nga drejtimi i skuadrës, Vladimir Gjoni, ndërsa në vend të tij, klubi ka emëruar mesfushorin Xhynejt Çutra.
Ky i fundit ka vendosur të tërhiqet nga futbolli, për të vijuar tashmë karrierën si trajner.
Ndihmëstrajner do të vazhdojë të jetë Bledar Malaj, që do të mbajë si më parë edhe rolin e përgatitësit të portierëve. Pritet që seanca e parë të zhvillohet më 8 janar.