Mesfushori argjentinas Angel Di Maria është gati t’i thotë përgjithnjë lamtumirë Europës për t’u rikthyer të luajë në vendlindje.
Sipas të përditshmes portugeze “O Jogo”, 35-vjeçari që luan me Benfica ka shfaqur dëshirën për t’u larguar.
Di Maria dëshiron të luajë me ekipin e Rosario në Argjentinë, ku dhe ka nisur karrierën e tij.
Kjo gjë pritet të ndodhë këtë verë, kur të përfundojë edhe kontrata që kampioni i botës ka me skuadrën portugeze.
Te Benfica dëshirojnë t’i rinovojnë edhe një vit kontratën, duke parë paraqitjen e tij të mirë (9 gola në 21 ndeshje zyrtare), por duket se Di Maria dëshiron të largohet. Për të janë interesuar sin ë Argjentinë ashtu dhe në Brazil.
Gjithsesi, 35-vjeçari dëshiron të luajë me Rosario, ekipin e tij të origjinës. Sipas “O Jogo”, mesfushori ka biseduar me presidentin e Rosario, që disa herë ka shfaqur dëshirën për ta rikthyer kampionin e botës te skuadra ku nisi karrierën.