FA Cup vazhdon sonte me tri ndeshjet në program që janë për t’u zhvilluar në kuadër të rundit të tretë.
Ndeshja e parë është mes Brentfordit dhe Wolvesit, që do të zhvillohet në “Gtech Community Stadium”, në orën 20:15.
15 minuta më vonë nis ndeshjes Fulham – Rotherham United, në stadiumin “Craven Cottage”.
Tottenhami është nikoqir i Burnleyt në stadiumin “Tottenham Hotspur”. Ndeshja fillon në orën 21:00.
Kampioni në fuqi i Kupës së fjalë është Manchester City, pasi mposhti në finalen Manchester Unitedit me rezultat 2-1.