Egnatia ka zyrtarizuar këtë të premte afrimin e një qendërmbrojtësi, i cili do të jetë i lidhur me klubin rrogozhinas për dy vite e gjysmë. Bëhet fjalë për Francois Dulysse, futbollist 24-vjeçar i kombëtares së Haitit.
Dulysse së fundmi ka qenë pjesë e Central Valley Fuego FC, skuadër kaliforniane, e themeluar në vitin 2020 dhe që garon në USL League One, niveli i tretë më i lartë i futbollit në Amerikë.
“Presidenti Agim Demrozi ka prezantuar para mediave qendërmbrojtësin Francois Dulysse, i cili ka nënshkruar kontratë me KF Egnatia për 2.5 vite.
Dulysse është shprehur mjaft i lumtur për aventurën e re duke premtuar më të mirën për ekipin”