Borussia Dortmund po planifikon të mbyllë marrëveshjen e huazimit të Sanchos nga Manchester Unitedi këtë javë.
Unitedi do të dëshirojë një tarifë huazimi nga klubi i Bundesligës nëse 23-vjeçari kthehet në “Westfalenstadion” pas periudhës zhgënjyese në “Old Trafford”.
Dortmundi është i vendosur të përfundojë huazimin e Jadon Sanchos këtë javë dhe ta kthejë atë në skuadrën e tyre përpara kthimit nga pushimet dimërore të Bundesligës.
Klubi gjerman ka shikuar kushtet e një huazimi gjashtëmujore për lojtarin që shitën te Manchester Unitedi për 73 milionë funte në vitin 2021, me Unitedin që dëshiron rikuperimin e pagës dhe një tarifë huazimi për lojtarin e tyre në mërgim.
Dortmundi beson se mund të arrijë një marrëveshje shpejt, në vend që t’i zvarritë negociatat në janar..