Ekipi i Cardiff-it që po garon në Championship në Angli, është i interesuar për lojtarin shqiptar Enis Bardhi.
Bardhi ka gjasa që të largohet nga Trabzonspori gjatë këtij dimri, pasi që raportohet se ai është futur në listën e transferimeve nga klubi turk.
Trajneri i Cardiff-it është turku Erol Bulut.
Bardhi pritet të shkojë në Cardiff në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Largimi i Bardhit është përfolur disa herë gjatë muajve të fundit.
I interesuari i fundit ishte Union Berlin, i cili drejtohet nga ish-trajneri i tij Nenad Bjelica, por me gjasë nuk do të ketë asgjë nga kjo punë.