Gjyshi i Luka Modriç, ylli të Real Madridit dhe Kroacisë është vrarë në vitin 1991 nga një serb i quajtur Zeljko Badza.
Zyra e prokurorit shtetëror të qarkut në Split tha të enjten se ka ngritur një aktakuzë kundër 63 vjeçarit i cili vrau edhe 6 persona të tjerë përvec gjyshit të Modriçit.
Futbollisti ende nuk ka komentuar mbi aktakuzën, por në të kaluarën ka folur se si vdekja e gjyshit të tij ndikoi kurai ishte i ri.
“Isha shumë e lidhur emocionalisht me gjyshin tim.
Më vunë emrin e tij.
Nuk është e lehtë kur i ndodh një të riu dhe nuk mund ta kuptosh”, deklaroi më parë Modriç.